Nga një vëzhgim që bënë gazetarët e Tirananews.al në rrugët kryesore të kryeqytetit konstatuan se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe kanë respektuar aktin normativ për të mos lëvizur nga ora 22.00-06.00.
Rrugë të shkretuara dhe qepena të mbyllur. Dallohen punonjës të pastrimit të qytetit.
Në kryqëzime janë vendosur patrullat e policisë. Ata po monitorojnë situatën.