Prej 2 ditësh ka nisur procesi i aplikimit për bonusin e qerasë nga familjet, shtëpia e të cilave është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit pas tërmetit të datës 26 nëntor.
Bashkia e Tiranës mbulon qeranë 100% për 1 vit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për bonusin e qerasë janë: formulari i aplikimit, akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit, certifikatën familjare si dhe numrin e llogarisë bankare.
Për familjet e prekura nga tërmeti është hartuar një formular i posaçëm që duhet plotësuar dhe dorëzuar, së bashku me dokumentacionin e mësipërm.