Flakë masive kanë përfshirë sonte në darkë tregun e rrobave të përdorura që ndodhet pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë.
Media mëson se 30 forca dhe 6 mjete të shërbimit zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili mësohet kanë nisur prej më shumë se 30 minutash.
Deri më tani, raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo për të lënduar.
