Bylisi dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të javës së katërt në Kategorinë Superiore.
Ballshiotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 18 me anë të Përgjonit. Bardheblutë nuk po arrinin dot të reagonin deri në minutën e 83-të, atëherë kur Ndreca, i futur në fushë në pjesën e dytë, u bë protagonist me një gol spektakolar.
5 minuta më pas, sërish Ndreca kaloi Tiranën në avantazh, duke krijuar përshtypjen e përmbysjes së madhe.
Skuadra e Bylisit nuk u dorëzua dhe në sekondat e fundit të shtesës realizuan golin e barazimit me anë të Rucit. Pas këtij takimi, Bylisi mban vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e 6 me 4 pikë.