Një aksident automobilistik me një viktimë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërsi të Uzinës.
Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe trafikun i cili është rënduar për shkak dhe të kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.