Këtë të hënë hakerat iranianë kanë publikuar të tjera të dhëna sensitive sa i përket sigurisë së vendit. Në një postim në Telegram, ata kanë publikuar certifikatat e sigurisë së punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Janë 214 faqe në të cilat shkruhen të dhëna të rëndësishme sa i përket punonjësve të këtij dikasteri tejet të rëndësishëm për vendin.
“Krahas certifikatave shkruhet: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?”.
Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26-6-2020. Mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Repuvlikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi është i padënuar”. Në fund pasi mbyllet me frazën se ky dokument lëshohet për nevoja të brendshme të institucionit tonë, dhe që lëshuesi i dokumentit është Fatmir Luzi.