Tragjedia në Shkodër, është më e rënda në vitet e fundit në vend. Por një tjetër ngjarje e dhunës në familje është shënuar, këtë herë në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në Shtime të Kosovës, ku vajza raportohet të ketë plagosur me thikë babanë e saj. Sipas policisë, vajza dhe babai i saj kanë pasur një mosmarrëveshje më herët dhe më pas ajo ka marrë thikë dhe e ka sulmuar atë.
“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, tha zëdhënësi i policisë.