Një mjek është dhunuar në ambientet e spitalit të Lezhës mesditën e kësaj të enjte. Mjeku dermatolog Zef Doda është qëlluar me sende të forta nga familjarët e një pacienti dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Lezhës ka shkuar në vendngjarje teksa pritet të japë detaje të tjera. Ndërkohë në Tiranë u shënua një tjetër rast dhune, ai i mjekjes specializante V. Zyka në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT.