Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League.
Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur nga sezoni që vjen.
Ndonëse i datëlindjes 2007, Dashi ka bindur drejtuesit e klubit londinez për t’i ofruar një kontratë si profesionist.
17-vjeçari ka luajtur edicionin e shkuar me ekipin U18 të Crystal Palace, por duke parë cilësitë e tij, klubi ka vendosur që ta “blindojë”, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare.
Kjo është hera e parë që Crystal Palace i ofron një kontratë profesionisti një lojtari të vitit 2007, i cili ende nuk ka mbushur 18-vjeç, çka tregon se Dashi ka kaluar pritshmëritë krahasuar me bashkëmoshatarët e tij.
Edhe gjatë këtij edicioni, Dashi do të ketë aktivizim të rregullt tek skuadra U18, por do jetë i gatshëm për trajnerin Oliver Glasner, nëse ky i fundit do të kërkojë shërbimet e futbollistit kuqezi te skuadra e parë e Crystal Palace.
Dashi ka luajtur pesë ndeshje me kombëtaren U17 të Shqipërisë, ndërkohë që luan si një mesfushor qendre.
Hapi i madh për 18-vjeçarin, i cili përpara duket se ka një rrugë të madhe.