Turqia nuk ka qetësi nga lëkundjet. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në Turqinë qendrore, pak kilometra larg Golbasit, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Goditja e fundit u regjistrua në orën 4:13 të mëngjesit në dy kilometra në thellësi, 5 kilometra nga zona më e prekur nga dy tërmetet e fortë të një dite më parë.
Tërmeti u parapri dhe u pasua nga lëkundje të tjera në pjesën qendrore të vendit dhe me një magnitudë 4.2.