Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi u hodh nga ballkoni i banesës së saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, të cilat e kanë detyruar shtetasen me iniciale I. V. të hidhet nga ballkoni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.