Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimet për ish-zyrtarët e Lezhës që akuzohen për tjetërsim të pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe ish kryetari i qarkut, Gjok Ndoka dënohen nga Apeli me 3 vite burg secili.
Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.
Fillimisht në këtë çështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkalles se pare lezhe dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.