Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 18 ish-punonjësit e kadastrës së Durrësit, arrestuar pak ditë më parë lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.
10 prej tyre janë lënë me burg, ndërsa për 8 të tjerë është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Pritet që kjo dosje të kalojë për hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi organi i akuzës në Durrës, thekson se këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.