Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni, ku edhe ka ndarë momente të bukura në rrjete sociale. Siç është dhe flamuri kuqezi në rrugët e Tokyo-s. Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa sot ka ndarë foto dhe video nga takimet e posaçme së bashku me disa ministre dhe pjesë të delegacionit të tij. Kreu i qeverisë shkruan se gjatë diskutimeve u fol për një sërë projektesh me shumë rëndësi.
Po ashtu Rama është takuar me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit me të cilin ka diskutuar për të arritur marrëveshje mbi investime japoneze në Shqipëri. “Me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë”,-shkruan Rama në postimin e bërë në facebook.