Kreu i PSD, Tom Doshi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK.
Në përfundim ai ka deklaruar se është pyetur pasi gjatë një takimi në Rrogozhinë është takuar me një person që ka qenë nën përgjim.
Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.
“Kam bërë një takim elektoral në Rrogozhinë, një nga personat që takova ishte në përgjim”, tha Doshi pasi doli nga SPAK.
