Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tony Blair tenton ‘rehabilitim’ me laburistët teksa i rikthehet fushatave politike në Britani

22:56 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tony blair
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat britanike pasqyronin me habi dhe kureshtje një rikthim të çuditshëm të Tony Blair në politiken e laburistëve në opozitë, teksa u shfaq së fundmi në një skenë me kreun e tyre Keir Starmer Duke folur në skenë bashkë me kreun aktual laburist Keir Starmer në hotelin luksoz Park Plaza Westminster në Londër, Blair e Starmer përgëzuan njëri-tjetrin për “punët e mira që kishin bërë”.

Lëvizja e pakuptueshme ka shkaktuar kritika mes Starmer dhe anëtarëve të partisë së tij që është në opozitë prej më shumë se një dekade, por Starmer nuk merakosej për kritikët.

“Ne së bashku si parti duhet të marrim vendime të vështira,” Starmer i tha Blair, teksa ky i dyti po e intervistonte për llogari të rrjetit të tij të analistëve politikë ‘Institute for Global Change’.

Starmer hasi probleme me anëtarët e partisë së tij kur tha në fundjavë se laburistët do të ruajnë tavanin e asistencës sociale për familjet me më shumë se dy fëmijë. Duke mbrojtur idenë e tij, Starmer i tha Blair se ish-kryeministrja famëkeqe konservatore Liz Truss kishte “kishte provuar tezën se nëse merr vendime të pabaza, atëherë përsëri populli e paguan”.

“Nuk do të lejoj që qeveria e ardhshme laburiste të bëhet një ekuivalente të qeverisë së Liz Truss,” tha ai.

Blair mbetet një figurë përçarëse në ish-partinë e tij, edhe pse ka fituar tre mandate ndaj konservatorëve, por më pas e çoi Britaninë në luftën e përgjakshme të Irakut në 2002 bazuar në pretendimet e pabaza të armëve të shkatërrimit në masë, si dhe ishte ai që futi idenë e sektorit privat që menaxhon shërbimet publike, çka rezultoi një tjetër zhgënjim madhor në Britani.

Blair ka qenë kritik i kreut pararendës së Starmer, Jeremy Corbyn, dhe ka qenë gjithmonë kundërshtar i Brexit. Por tashmë gjithçka duket se është harruar teksa dje ai lavdëronte punën “e mahnitshme” të Starmer.

“Ke bërë një punë të mrekullueshme,” thoshte i buzëqeshur Blair. “I more laburistët në 2019, kur ishin në prag zhdukjeje … dhe po i sjell në prag qeverisjeje”, komplimentonte ai.

laburiste rehabilitim Tony Blair
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.