Në Gjykatën Administrative të Apelit ka nisur procesi gjyqësor pas padisë së ish-deputetëve Jozefina Topalli dhe Arben Ristani, të cilët kërkojnë pagat e tyre për një periudhë 5 mujore në vitin 2014 dhe për periudhën nga 1 shkurti deri më 1 qershor të vitit 2017.
Ish-deputetja Topalli kërkon rreth 453 mijë lekë të rinj, ndërsa Ristani kërkon 615 mijë lekë të rinj.
Procesi gjyqësor ka nisur më 2 maj, ndërsa vendimi nuk është zbardhur ende.
Padie dy ish-deputetëve bërë më 27 qershor të vitit të shkuar,
Periudha kur deputetët kërkojnë pagat ka të bëjë me bojkotin e Parlamentit, përkatësisht në periudhat qershor 2014 janar 2015 dhe shkurt-qershor 2017
Ish-deputetët që kanë kërkuar pagat janë edhe Flamur Noka, Myqerem Tafaj, Kastriot Islami, Irma Kopliku, Arbiola Halimi, Roland Keta, Jorida Tabaku, Asllan Dogjani, Eleni Qirici, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Bedri Hoxha.