Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topalli: E vërteta e kandidimit tim si Presidente e Republikës

22:45 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jozefina topalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e Partisë Demokratike dhe ish-kryetare e Kuvendit shpjegoi në një intervistë për mediat pse nuk kandidon për kryetare të PD-së, tani që Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Zhvillimet kanë treguar se kjo është një parti që i ka sytë nga Sali Berisha. Çfarë kuptimi ka të garosh në një forcë politike që i ka dhënë besimin Berishës dhe ai ka thënë që do të kandidojë. Berisha ka dëshmuar për të disatën herë që është autoritet i padiskutueshëm në të djathtën shqiptare. Ai nuk është Lulzim Basha që të ketë frikë nga njerëzit që i rrinë afër, se mos i bëjnë hije” – tha Topalli.

Më tej, “thumboi” Bashën.

“Unë nuk e kam menduar veten ndonjëherë kryetare. Në politikë nuk mund të jesh pa shtyllë kurrizore sepse njerëzit të dëgjojnë. Njeriu gabon në politikë, por që të mbash qëndrime nga një ekstrem në ekstremin tjetër, për shkak të karrierës tënde, unë refuzoj. Prandaj nuk jam bërë kryetare” – tha Topalli.

Ajo mohoi çdo mundësi edhe për të kandiduar për postin e Presidentit të Republikës.

“Ka vite që media flet për këtë. Madje më kanë thënë që jam e shitur te Edi Rama sepse do të bëhem Presidente. Nuk e kam menduar kurrë. Unë jam e bindur se politikani nuk ngjit në kujtesën e njerëzve nga posti” – tha Topalli.

Kur u pyet nëse do të jetë e lehtë për PD-në që të drejtohet nga një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Topalli tha: “Shqiptarët, me votimet e fundit, treguan se besimin nuk e lidhin me vendime të marra jashtë Shqipërisë. Eksperienca politike më ka bërë që ta shoh Sali Berishën në të njëjtin pozicion edhe në vitin 1997 dhe është bërë bashkëpunëtori më i besueshëm i SHBA-së, derisa arriti që të fuste Shqipërinë në NATO dhe të liberalizonte vizat”.

Sipas saj, aktualisht “Sali Berisha e ka marrë Partinë Demokratike”.

“Mirë apo keq, kjo parti është e Sali Berishës. Unë nuk do të doja që partia të ishte vetëm e një personi, por ky është realiteti. Unë e kam pasur të qartë gjithmonë, vetëm se të tjerët nuk e kishin të qartë”, – u shpreh Topalli.

kandidate presidente Topalli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.