Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topi komenton rezultatin e zgjedhjeve: S’është më ai Berisha që kam njohur. Reagimi i akullt, shenjë e keqe

17:59 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bamir topi 706x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve vendore, u shpreh i keqardhur që situata në kampin blu ka rënë në këto nivele.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai pohoi se e sheh shumë të zymtë situatën. Sipas tij, aktorët politikë nuk po reflektojnë në lidhje me humbjen, e këtë e lexon si një rezultat që edhe opozitës nuk i intereson më.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar por kurrsesi në këto përmasa. Pavarësisht raporteve politike e përcolla me dhimbje të gjithën, sepse rezultatet në një farë mënyrë janë paralajmërim që gjërat nuk do të qëndrojnë kështu. Gjendja është e zymtë. Nuk shoh shenja reflektimi në deklaratat e aktorëve politikë, i referohem zotit Berisha që e përcjell këtë situatë pa dhimbje, me një ftohtësi akull, nuk është më Berisha që kam njohur dhe kryetari i PD që së bashku kemi kaluar shumë situata elektorale. Sipas meje, të kesh një reagim të ftohtë, do të thotë që e prisje një rezultat të tillë dhe më e rënda që çka ndodh lë të ndodhë sepse un kam një qëllim, të qëndroj, të mos reagoj siç do reagonte çdo politikan në botë. Vijojnë më retorikat, mi vodhën, retorikë e ezauruar. Nuk shoh të ketë shqetësim, do të thotë nuk ka më shpresë. Berisha është inteligjent, njeri me shumë eksperiencë, por reagimi i tij i akullt e pa emocion është një shenjë shumë e keqe”, tha ai.

Bamir Topi Berisha Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.