Fabjan Topollaj nga Bindja Demokratike u shpreh se PD-ja nuk e ka problemin me emrat në listë, por me idenë që ofron.
“Për mua puna e komisionit në PD u hodh poshtë, kur Tritan Shehu i përjashtuar nga ai komision drejton një nga qarqet. Nuk mendoj se PD-ja ka humbur për shkak të listës, por mendoj se ka humbur për shkak të idesë që ndoqi.
Edhe sot në listë nuk ka probleme me emrat, por me idenë. Emrat i ka njëlloj si në vitin 2017. Problemi është me idenë, sepse nuk ofron ndryshim, por kërkon që vetëm të ketë rrotacion, të vijë Basha dhe të ikë Rama”, tha ai për Ora News.