Sot nuk ka protestë para Parlamentit, por të rinjtë e opozitës kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar ndaj deputetëve të rinj, që do të zëvendësojnë ata të “djegur”. Ata kanë vendosur afër Parlamentit njoftime të veçanta.
Ftesë Dasme apo fejese, ku kanë vendosur emrat e deputetëve të rinj që “martohen” me Edi Ramën, ku shkruajnë me ironi se dhurata pranohen “300 mijë euro e lart”. Ka qene kreu i FRPD-së, Belind Këllici që ka postuar fotot në rrjetet sociale. Sot në Kuvend betohen deputetë të tjera që vijën nga listat e PD dhe LSI, dhe që kanë dalë nga radhët e opozitës.
Në fund ata kanë vendosur se familjarë të kësaj “ceremonie “ janë Gjushi dhe Niçja.