Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu e cilëson grusht shteti braktisjen e mbrojtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e policisë ditën që po gjykohej Veliaj.
Logu u shpreh pas asaj që ndodhi para dyerve të SPAK-ut, ku administrata e Bashkisë u mblodh në një tubim të paligjshëm ndërsa policia e shtetit nuk bërë asnjë përpjekje për t’i larguar ata.
”Dikush duhej të mbante sot përgjegjësi penale, ligjore dhe morale dhe duhej të ishte shkarkuar nga detyra menjëherë. Si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Kemi të bëjmë me nxjerrje me forcë në tubim të paligjshëm të punonjësve nga ana e drejtorëve të Bashkisë.
Ne e kemi parë Policinë për të bërë reprezalje ndaj qytetarëve, por jo aty ku duhej të ishte në mbrojtje të jetës dhe integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo që ndodhi ishte dëshmi e qartë se sot kemi një polici politike të shtetit”, u shpreh ndër të tjera avokati Marash Logu.