Ylli Shehu, deputeti që i LSI që pranoi mandatin e do të votohet sot në Kuvend, ka hyrë shumë herët në sallën e seancave plenare, ashtu si një pjesë e mirë e deputetëve të maxhorancës, për të shmangur një përplasje me protestuesit.
Ai u pyet nga mediat lidhur me pranimin e mandatit duke thënë se nuk i tradhëton votuesit e tij. “Nuk i tradhëtoj votuesit e mi, ata më kanë zgjedhur”, ka thënë ai duke shtuar se në Kuvend do të jetë në opozitë me qeverinë.