Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb!

22:18 / June 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ ku foli për trafikun e armëve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai foli për ‘Thesarin’, një armë (pistoletë) që e përdorin eksponentët e krimit, pasi arrin të depërtojë jelekun antiplumb.

Në territorin tonë janë rreth 10 armë të tilla, ndërsa vlera e tyre shkon 5-10 mijë euro, zbuloi Prof. i Kriminalistikës.

“Kemi një treg aktiv me Kosovën, por është bërë më atraktiv pasi kemi një fenomen. Po shiten armë nga 500 mijë euro. Ato e kanë tytën e bllokuar dhe bëjnë zhurmën e një pistoletë të zakonshme.

Një nga këto armët në formën e stilolapsit është qëlluar 15-vjeçari në Tiranë. Ai plagoset, e mohon fillimisht dhe më pas zbërthehet ngjarja. Me këto operacione policia tregon se është në krye të detyrës.

Na ka hyrë një armë e re nga Kosova që është më e frikshme se këto. Përdoret dhe mbahet shumë nga eksponentët të krimit, pasi depërton edhe në jelekët antiplumb. Shitet 5-10 mijë euro. Policia është në dijeni të kësaj armë por është e rrallë. Nuk janë të dokumentuar se ku janë këto armë, pasi janë shpërndarë 10 armë të tilla. Kemi kapur dhe një armë në Fier.”, u shpreh ai.

Ndërsa gazetarja Dorjana Bezat zbuloi se komunikimet janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Operacioni është zhvilluar në Tiranë. Komunikimi është bërë në rrjetet sociale. Këto armë zjarri nuk i kishte vetëm një person, si shembull një person blen 2 pistoleta, tjetri 3, tjetri gjashtë e kështu me radhë. Synimi i blerësve, 10- personave që janë ndaluar nuk ishte ti përdornin vetë por ti shisnin. Linja e trafikut të armëve të zjarrit është kthyer në problem. Ky nuk është  rasti i parë. Këto armë përveç se janë lehtësisht të përballueshme nga ana ekonomike, variojnë 500-1500 euro, por theksojmë se janë armë të reja”, shprehet ajo.

armesh jelek karamuco thesari trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.