Armët që futeshin në Shqipëri nga një grup i goditur nga Policia në maj të këtij viti bliheshin në Kosovë te një person që quhej Albert, por qe atje njihej me pseudonimin Kanita.
Siç mëson media këto të dhëna i kanë rrëfyer para hetuesve të arrestuarit, të cilët kanë pranuar rolet e tyre dhe treguar mbi linjën e trafikut me anë të linjës së autobusit Prishtinë- Tiranë.
“Armët e gjetura në çantë i kemi blerë në Prishtinë te një person që e njihet me emrin Albert, por pseudonimin e ka Kanita. Me të komunikojmë në rrjetin social ‘SNAPCHAT’.”
Gjithashtu të ndaluarit nga policia kanë treguar se shoferi i autobusit që bënte transportin drejt Tiranës merrte një shpërblim prej 25 euro për çdo pistolete.
“Shoferi i autobusit, është i përfshirë në trafikimin e armëve dhe do të përfitonte 25 Euro për çdo armë që do të shitej në Tiranë. Kemi bërë dhe dy herë të tjera shitje në Tiranë, të cilat i kemi sjellë me autobus tek një person që quhej Kristo i cili ka blerë 18 (tetëmbëdhjetë) pistoleta.”
Policia vuri në pranga në maj 4 persona, 3 prej tyre shtetasit Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi dhe Edison Thaçin për akuzën e trafikut dhe fatorino i autobusit për moskallëzim krimi.
Në rol kryesor sipas hetuesve është shtetasi Blerim Krasniqi, i cili ndihmohej nga Muhamed Krasniqi dhe paguanin shoferin e autobusit, Edison Thaçi për të bërë transportin e pistoletave.
10 pistoletat e sekuestruara në maj ne vendparkimin e një terminali autobusësh në Lundër, por edhe ato të trafikuara me parë, shiteshin për shifra që shkonin nga 1500-3000 euro.