Pas zgjedhjeve te 4 gushtit , mbajtur në Himarë, aksi rrugor Himarë – Dhërmi është përballur këtë mëngjes të së hënës me trafik të rënduar.
Radhë të gjata kilometrike të automjeteve janë regjistruar, radhë të një situate të rënduar për shkak të numrit të madh të qytetarëve dhe simpatizantëve që kthehen pas përfundimit të procesit zgjedhor të së dielës, por edhe të pushuesve të shumtë që frekuentuan jugun e vendit këtë fundjavë të parë të gushtit.
Autoritetet janë duke u përpjekur të menaxhojnë situaten dhe të lehtësojnë rrjedhën e trafikut për të shmangur bllokimet e mëtejshme në këtë aks nacional të rëndësishëm.