Gjykata greke ka dënuar me 27 vite një 28-vjeçar shqiptar për trafik emigrantësh nga Turqia për në Greqi. Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2021.
Gjykata shpalli gjithashtu fajtor organizatorin dhe një shtetas palestinez.
Të tre akuzohen për përfshirjen në një organizatë kriminale dhe për trafikim në mënyrë të paligjshme të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin grek. Në dosjen e ngritur është edhe një tjetër i huaj nga Palestina, i cili dyshohet se është një nga drejtuesit e organizatës, por është ende në kërkim.