6 serbë janë arrestuar pas një operacioni të Europol, Eurojust, BIA dhe Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi.
Ata ishin vënë nën hetim prej disa kohësh, si organizatorë të trafikimit nga Shqipëria të një sasie prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio.
Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Organizatorët dhe anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se kanë marrë pjesë gjithashtu në transportimin e më shumë se gjashtë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Republikës së Serbisë në vitin 2020.