Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjedi ajrore/ Ja si humbën jetën 66 persona në bordin e avionit, shkak u bë cigarja e pilotit

21:03 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pilot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksidenti tragjik i një avioni të linjës EgyptAir që u përplas teksa fluturonte drejt Kairos duke vrarë të gjithë 66 njerëzit që ishin në bord, u rrëzua nga cigarja e pilotit në kabinë që më pas shkaktoi një zjarr, u tha në një raport të ri mbi ngjarjen. Avioni po fluturonte më 19 maj 2016, nga aeroporti Charles de Gaulle në Paris drejt aeroportit ndërkombëtar të Kairos, kur u rrëzua diku mes ishullit grek të Kretës dhe veriut të Egjiptit.

Por zyra franceze e hetimit të aviacionit civil ka arritur tashmë në konkluzionin se piloti Mohamed Said Shoukair i cili po tymoste në kabinën e avionit Airbus A320, kishte shkaktuar një zjarr të nxitur gjithashtu nga rrjedhja prej një maske oksigjeni në kabinë. Katastrofa ajrore shkaktoi vdekjen e 56 pasagjerëve dhe 10 anëtarëve të ekuipazhit, mes tyre 12 francezë, 30 egjiptianë, dy irakianë, një kanadez dhe një britanik.

Autoritetet egjiptiane kishin thënë se rrëzimi erdhi si pasojë e një sulmi terrorist duke pretenduar se gjurmë eksplozivi ishin gjetur në trupat e viktimave, por supozimet janë hedhur poshtë.

Në vitin 2018, agjencia franceze e aviacionit BEA tha se fluturimi ishte rrëzuar prej një zjarri në bord, bazuar në analizat e kutive të zeza të avionit. Këto të fundit u rekuperuan nga uji prej marinës geke dhe amerikane.

Në mars 2022, raporti francez tha se një rrjedhje oksigjeni nga maska e pilotit ka qenë shkaku i zjarrit, sipas tyre prej regjistrimit të zhurmës së daljes së oksigjenit.

Maska e oksigjenit në fjalë ishte zëvendësuar disa ditë para tragjedisë, por për arsye të panjohura ishte vendosur në pozicionin e “emergjencës,” që sipas manualit të Airbus, mund të shkaktojë rrjedhje oksigjeni. Në kohën e aksidentit pilotët e EgyptAir lejohej të tymosnin në kabinën e pilotimit, çka e kombinuar me rrjedhjen e oksigjenit, krijojnë kushtet për zjarr, sipas ekspertëve francezë të aviacionit. Avioni i përplasur është tashmë objekt i një padie për vrasje nga pakujdesia në gjykatën e Apelit në Paris.

Egjipti ka hartuar raportin e tij në 2018 mbi ngjarjen duke hedhur poshtë pretendimet e BEA, duke i quajtur “të pabaza.”

AVION cigarja tragjedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.