Tragjedi e dyfishtë për familjen Doraian me origjinë nga Kosova, që jetonte në Izmir, ku pas vdekjes së nënës, ka humbur jetën edhe i biri.
Nazmie Dorajan 62-vjeç, u nxor e vdekur nga rrënojat, ndërsa djali i saj, 28-vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Lajmin e ka konfirmuar nga Ambasada e Kosovës në Ankara, në një postim në rrjetet sociale.
“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Dorayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Dorayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, autoritetet në Turqi vijojnë kërkimet nën rrënoja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në mbi 35.