Festa e beqarisë kthehet në tragjedi. Një 22-vjeçare nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut po festonte me shoqet e saj në pishinën e një hoteli në Shkup, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Autoritetet bëjnë me dije se e reja sapo doli nga pishina, mori mejëherë të përdorte telefonin e saj, i cili ishte në proces karikimi.
“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.