Në kërkim të lirisë dhe të një jete më të mirë, një tjetër varkë me emigrantë raportohet të jetë mbytur, mëngjesin e së martës, pranë Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave që udhëtonin me të.
Në anijen me emigrantë udhëtonin 68 persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani, ndërkohë që deri në këto momente, ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm 9 prej tyre.
Në operacion janë përfshirë rojet bregdetare, helikopterë dhe dy anije luftarake, ndërkohë që është ende e paqartë se nga ishte nisur gomonia që u mbyt në ngushticën mes Evias dhe Addros.