Babai i ka marrë jetën djalit të tij duke e qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në një banesë tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti” në Tiranë, ku shtetasi H. Gj. rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Postime te ngjashme
Add A Comment