Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje shqiptare në Larissa të Greqisë.
Në fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën. Nëna e të miturit shkoi për të kontrolluar djalin e vogël, i cili kishte probleme të tjera shëndetësore, por e gjeti pa shenja jete.
Në vendngjarje mbërriti autoambulanca, e cila transportoi fëmijën në spital, ku më pas u konfirmua vdekja.
Mediat greke shkruajnë se fëmija jetonte me të ëmën, kurse babai ishte larguar prej kohësh nga banesa.