Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë paraditës se sotme në Japoni, ku humben jetën 24 persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Policia raportoi se një 41-vjeçar, hodhi benzinë në studion Kyoto Animation Co para se ti vendoste flakën, ku 24 persona humben jetën. Janë raportuar edhe dhjetëra persona të plagosur. Ndërsa rreth 30 njerëz rezultojnë të zhdukur.
I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në spital me lëndime. Para se t’i vendoste flakën ndërtesës i dyshuari kishte thënë: “vdisni”.
