Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tragjedi në Zvicër! Kamioni përplas për vdekje 11-vjeçarin shqiptar

19:08 / June 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvicer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tragjedi ka ndodhur në Bazel të Zvicër, ku një fëmijë, 11 vjeç, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nxënës i klasës se katërt, është goditur nga një kamion dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka shokuar komunitetin shqiptar atje dhe mbarë Zvicrën. Vogëlushi ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35) që u përplas nga kamioni, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e ka parë ngjarjen dhe ka vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion.

“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton babai i tij. Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur shkoi në punë si mirëmbajtës. E ëma e pa 11-vjeçarin, duke shkuar në shkollë atë mëngjes, shkruan gazeta zvcierane.

“Ishte dita e fundit e shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardiani. “Është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas.”  Motra e Eliorit, 8 vjeç, shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo ecën më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, duke shkuar në shtëpi për drekë”. Motra e Eliorit dhe fëmijët e tjerë fillojnë të bërtasin në rrugë. Aq e zhurmshme, saqë ka tronditur edhe nënën e 11-vjeçares në banesë. “Dola menjëherë jashtë,” thotë ajo. “Vajza ime na bërtiti e shokuar se Elior ishte përplasur nga një kamion.”

“Fatmirësisht, vajzën tonë e mbajti një nxënës tjetër në anën tjetër të rrugës. Përndryshe ajo do të kishte vrapuar nëpër rrugë”, thotë ai.

Babai i djalit thotë se nuk e dinë kush e ka vrarë djalin e tyre, ndërsa policia po kryen hetime.

11 vjecari

kamion tragjedi Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.