Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

10:04 / January 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6603
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” aksidentin e rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën në Andaluzi, ku humbën jetën të paktën 39 persona. 

Sipas të dhënave të publikuara nga El Pais, rreth 70 persona të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi vagonët e fundit të një treni Iryo, i cili ishte nisur nga Malaga me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë Adamoth. Si pasojë, një tren tjetër i kompanisë Renfe, që lëvizte në drejtim të kundërt, u përplas me vagonët e dalë nga shinat. 

Duke folur për shkaqet e mundshme të aksidentit, ministri Puente theksoi se ato mbeten ende të panjohura dhe se zbardhja e plotë e ngjarjes do t’i lihet Komitetit të Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore. Ai shprehu habinë për rrethanat e tragjedisë, duke vënë në dukje se treni Iryo ishte pothuajse i ri, vetëm katër vjeç. 

Gjithashtu, Puente nënvizoi se linja hekurudhore ku ndodhi aksidenti ishte rinovuar plotësisht në maj të vitit 2025, në kuadër të një investimi prej 700 milionë eurosh, ndërsa segmenti ku ndodhi përplasja është një pjesë e drejtë e linjës. 

“Ky është një aksident jashtëzakonisht i çuditshëm; të gjithë teknikët dhe ekspertët janë të tronditur”, deklaroi ministri. Sipas tij, hetimi pritet të zgjasë të paktën një muaj për shkak të kompleksitetit të çështjes. “Komiteti është i pavarur dhe do të hedhë dritë mbi shkaqet, në mënyrë që të kuptojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur”, përfundoi ai. 

aksidenti bilanci rëndohet Spanjë Tragjik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.