Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.
Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.
Edhe ai, si kolegët e tij paraprakë që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës.
