Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tragjedia në Gramsh, turisti tregon momentet e mbytjes së 25-vjeçares: E pashë kur e mori uji

21:37 / July 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gramsh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një turist ka rrëfyer momentet e frikshme që kaloi në Kanionet e Holtës në Gramsh ku një 25-vjeçare humbi jetën.

Në një prononcim për mediat ai shprehet se e ka parë trupin e të resë ta merrte rrjedha e ujit por që nuk bënte dot gjë.

Ai tregon se më pas shpëtoi një fëmijë, që vetë dallga ja solli në duar. “Ne kemi shpëtuar njëri tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.

 Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar,”- tha ai.

Një grup turistësh prej 33 personash kanë kanë mbetur të bllokuar në  Kanionet e Holtës në Gramsh. 6 turistë janë shpëtuar, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa Tila Sallaku u gjet e vdekur në dalje të kanioneve.

Forcat RENEA, zjarrëfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile është shpehur se operacioni për shpëtimin e turistëve është vështirësuar për shkak të të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer.

gramsh mbytja tragjedia turisti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.