Nathan Taverniti, një i mbijetuar i tragjedisë së Seulit, ku 150 persona humbën jetën nga shtypja e turmave, u shpreh se “askujt nuk i shkonte mendja të ndihmonte, por qeshnin e të këndonin teksa të tjerët vdisnin”.
“Ishte një shtypje e ngadaltë, e tmerrshme. Shtypja nuk u shkaktua nga njerëz të pirë, por nga mungesa e planifikimit, si nga policia dhe nga shërbimet e emergjencës. Askujt nuk i shkonte mendja të ndihmonte. Shihja që njerëzit filmonin e këndonin teksa miqtë e tyre po vdisnin, së bashku me shumë të tjerë. Unë po përpiqesha të tërhiqja njerëz jashtë sepse nuk kishte shumë policë dhe askush nuk bëri asgjë për të njoftuar turmat”, u shpreh ai në videon e postuar në “TikTok”.
“Jam i trishtuar, i shkatërruar për një situatë që mund të ishte evituar por askush nuk dëgjonte”, shtoi ai.
100,000 njerëz kishin dalë në rrugët e ngushta të qendrës së Seul, në një prej celebrimeve më të mëdha që prej pandemisë.