Gerti Bogdani mbylli sytë përjetë dhe sot përmes homazhe që u mbajtën për më shumë se 3 orë, trupi i pajetë u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit. Ai veshi për herë të parë xhaketën e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013.
Paralelisht me mandatin e ligjvënësit ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Por, Gerti Bogdani nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.
Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë.
Gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka. Edhe ai ka humbur jetën i ri, në moshën 36-vjeçare, më 1 shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë.