Një vajzë e mitur rreth moshës 3 vjeç është përplasur me makinë aksidentalisht nga babai i saj në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në Kissamos të Chania, ndërsa vogëlushja ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital.
Prej ditës së djeshme, mjekët kishin nisur procesin e analizave të përcaktuara për të konstatuar funksionin e trurit të fëmijës, në të cilat vajza nuk ka shfaqur asnjë reagim.