Një 35-vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i një banese në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën “Myslym Shyri”. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Q., i cili i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.