Vijon operacioni për shpëtimin e familjes në Thumanë. Nga banesa katër katëshe e familjes Lala janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.
Ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e Ramë Lalës ,17-vjeç.
-Sadete Lala e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
-Ilir Lala i pajetë, (ishte i paralizuar prej vitesh)
-Ramë Lala 17-vjeç ka shenja jete
-Amelia Lala është nxjerrë e gjallë.
-Griselda Lala motra e Ramës
-Marjeta Lala nëna e katër fëmijëve
-Emilio Lala nuk është nxjerrë ende (nuk dihet gjendja)
-Dionis dhe Dionisa nuk dihet gjendja e tyre