Stafi i trajnerëve të kombëtares spanjolle të futbollit për femra dha dorëheqjen pas skandalit të puthjes. 11 anëtarët e stafit cituan si motiv “sjelljen e papranueshme” të kreut të Federatës, Luis Rubiales. I vetmi që nuk dha dorëheqjen është kreu i trajnerëve, Jorge Vilda, të cilit Rubiales i ofroi zgjatjen e kontratës për 4 vite të tjera.
“Ne e respektojmë plotësisht vendimin e FIFA-s. Ai përforcon pozitën tonë sa i takon shtegut që kemi zgjedhur për këtë çështje. Gjithashtu, ai është në përputhje me sferat më të larta të futbollit ndërkombëtar. Ai thotë se shtegu i zgjedhur nga qeveria spanjolle është ai i duhuri”, tha Victor Francos, sekretar i Shtetit për Sportin, Spanjë.
FIFA e pezulloi Rubiales nga të gjitha aktivitetet sportive për 90 ditë. Një hetim po kryhet ndaj tij si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe lokal për puthjen me futbollisten e kombëtares iberike.