Trajneri i kombëtares shqiptare, 73-vjeçari Edi Reja, kujton njohjet me personalitete si Pier Paolo Pazolini dhe Airton Sena. Reja është i njohur për karrierën në futboll, por edhe për dy miqësi të veçanta.
Ka gati 60 vjet lidhje me futbollin dhe sot është trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. Ai rendit në vitet e e jetës se tij njohje të ndryshme me personalitete duke renditur veterani italo-slloven tërheq vëmendjen edhe për disa nga miqësitë e tij të veçanta.
Reja rrefen njohje, nder to që përfshijnë shkrimtarin, aktorin, gazetarin dhe drejtuesin e filmave, të shquarin Pier Paolo Pazolini.
Njohja ndodhi në plazhin e Grados, në lagunën pranë Venecias, ku në atë kohë shkonin futbollistë të njohur si ai, Kapelo, Riva apo Sormani, dhe që njiheshin me emrin “banda e Grados”.
Në Grado, në një natyrë shumë të bukur, Reja e të tjerët luanin futboll me Pazolinin, dhe trajneri i Shqipërisë e kujton si lojtar krahu tipik, të shpejtë dhe teknik, të cilit duhej t’i bëje faulla për ta mbajtur.
Pazolini ishte intelektual i shquar i kohës, i akuzuar si komunist dhe më pas i vrarë, drejtues i filmave të shumtë, siç ishte “Meduza”, ku luajti edhe aktorja e madhe Maria Kalas, film që pati shumë skena të xhiruara në Grado.
Një tjetër miqësi e shtrenjtë e Rejës ishte ajo me Airton Senën.
Trajneri i Shqipërisë e njohur pilotin e famshëm brazilian në Peskara, kur punonte si trajner i ekipit Shpresa të klubit.
Reja pati takime të shpeshta me Senën, por mban mend një ditë speciale, të shtunën e 30 prillit 1994, kur darkoi me Senën, një ditë përpara vdekjes së kampionit të madh të Formula 1.
Kanë kaluar shumë kohë që atëherë, por ndërsa Reja drejton kombëtaren shqiptare, nuk i harron dy miqësitë e tij tragjike, me personazhet që humbën jetën para kohe, Pier Paolo Pazolinin dhe Airton Senën. /ABC