Nevil Dede, trajneri i kombëtares U-19 kritikoi mënyrën se si operojnë skuadrat shqiptare në periudhën e merkatos. Sipas tij, nuk mund të afrohen në ekip futbollistë që kanë kohë pa luajtur. Madje citoi një pjesë të fjalës së presidentëve në të shumtën e rasteve.
“Po ta pyesësh trajnerin e Partizanit, cilin nga lojtarët dëshiron? Ai do të mendohet njëherë dhe më pas do të thotë: “Po, prit ku do ta fus unë atë? Më prishet harmonia. Unë po fitoj dhe jam në vend të parë”. Ndërkohë presidentët shqiptarë s’pyesin për kështu gjërash. Të thonë: “Merri futi, ç’punë ke ti? I jap unë lekët”, u shpreh Nevil Dede.