Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër mbështetje këtë herë jo nga politikanë ndërkombëtarë, por nga trajneri i famshëm gjerman i Liverpulit.
Jurgen Klop i ka dedikuar një status në profilin e tij ne “Facebook” kryeministrit Rama, teksa shkruan se “me xhupin e Liverpulit, as Edi Rama tashmë nuk do të jetë më kurrë vetëm” referuar himnit të famshëm të Liverpulit “You’ll never walk alone”. Kryeministri i Shqipërisë është një tifoz futbolli dhe më konkretisht fans i Juventusit, por në të shkuarën është shfaqur në publik dhe me xhupin e Bajernit të Mynihut.
Kjo nuk është hera e parë që Jurgen Klop shkruan për Shqipërinë, teksa më herët në prag të Botërorit Rusi 2018, postoi foton e dy tifozeve seksi kuqezi me komentin: “Kjo është arsyeja përse na mungon Shqipëria ne Kupën e Botës”.