Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të gurmbullimit për ndeshjet “play off”.
Pas publikimit të listës me 26 lojtarë, tekniku kuqezi do të sqarojë zgjedhjet e bëra.
Për Shqipërinë është një moment historik, pasi ka mundësinë që të shkojë në Botëror për herë të parë.
Kuqezinjtë sfidojnë Poloninë në Varshavë më 26 mars dhe në rast fitoreje, do të përballen më 31 mars, me fituesin e Ukrainë-Suedi.
“Unë si trajner, nuk dua të qaj. Nuk më pëlqen të ankohem. Manaj është një lojtar i rëndësishëm. Ka bërë mirë, por duhet të mësohemi me situatën. Ka lojtarë të tjerë dhe ky është avantazhi. Daku nuk ka luajtur që në 2025 dhe është jashtë. Kemi ftuar lojtarë të tjerë, jam i lumtur për të gjithë. Pllana dhe Pilo? Kemi qenë prej kohësh duke i ndjekur dhe analizuar. Për këtë arsye, kemi grumbulluar 26 lojtarë, për të bërë vlerësime dhe të shohim cilët janë të përshtatshëm”, deklaroi Silvinjo.
