Trajnerja personale e Shakirës, Anna Kaiser zbuloi se një nga arsyet që artistja kolumbiane ka një trup të mrekullueshëm në moshën 45-vjeçare është mëngjesi i saj, i cili gjithmonë përfshin dy ushqime
Njëra prej tyre janë vezët e ziera, të cilat janë të pasura me proteina dhe e ndihmojnë atë të ruajë masën muskulore. E dyta janë copat e avokados, ideale për ruajtjen e yndyrave të shëndetshme që i nevojiten trupit.
Përveç kësaj, Shakira përfshin në dietën e saj gjithashtu domatet, kripën e detit, pak vaj ulliri dhe pi një smoothie me fruta të kuqe.